AlbanianSport.com 25.01.2015 15:15
ASNN – Kristi Laçka duket se është i larguari i tretë nga skuadra liqenora. Pas Vangjo Zguros, i cili nisi provën tek Butrinti dhe më pas theu këmbën, por dhe Kllogjërit që kërkon të jetë pjesë e Sopotit, tashmë është larguar dhe Kristi Laçka.
Laçka, që sipas pogradecarëve në faqen e tyre të “Facebook”-ut me 99 % do të jetë pjesë e Kamzës, dje ka qenë titullar në formacionin e trajnerit Ylber Zani në miqësoren e luajtur ndaj Kamzës.
E duket se e ka fituar vendin e titullarit, ndërsa pogradecarët i kanë uruar suksese atij me Kamzën.