AlbanianSport.com 28.09.2014 20:25
ASNN – Në Pogradec ndeshja ka nisur në mënyrë festive, teksa ka përshëndetur nënkryetari i Bashkisë, Paskalino Ziko, kurse topin e parë nga qendra e ka gjuajtur Thanas Kokoneshi, që ka qenë portieri i liqenorëve në vitet 1970-1990. Fillimi i ndeshjes ka qenë i shpejtë për të dy skuadrat, ndërsa vendësit këmbëngulin më shumë.
Dhe në minutën e 11-të, është arritur goli i epërsisë, që ka për emër atë të Pengut, i cili ka shfrytëzuar pasimin e saktë të Çekiçit. Në vazhdim loja është përqendruar në mesfushë, ndërsa në të 26-n minutë, Zeqollari nuk ka shfrytëzuar një top të artë të Topllarit.
Dhe është po ky futbollist pak minuta më vonë që godet po jashtë. Presioni i vendësve është në rritje, por në rastet nuk kthehen në gol, ndërsa në minutën e 36-të, Topllari ka gjuajtur jashtë. Në pjesën e dytë janë miqtë që janë zgjuar, ndërsa krosin e Gucajt nuk e ka shfrytëzuar askush.
Në të 73-n minutë, Laçka e Çeka mund ta kishin mbyllur ndeshjen, por kanë gabuar në gjuajtje. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, në fund vetëm 1-0 për Pogradecin.
Pogradeci – Naftëtari 1-0
Shënues: Pengu 11’
Pogradeci: Miraka, Pura, Bufasi, Hysenllari, Pere, Zeqollari (Rrapo 63’), Liçkollari, Çerepi, Topllari, Pengu (Laçka 73’), Çekiçi (Çela 73’). Trajner: A. Abazaj
Naftëtari: Memo, Daci, Kajo, K. Gega. Gucaj, Alushi (Koroveshi 62’), Kopaci (Lapi 73’), Mulla (Çekrezi 69’), A. Gega, Hima, Zylyftari. Trajner: P. Bifsha
Gjyqtarë: H. Llapaj, E. Pulaj, E. Rrapaj (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Çerepi, Topllari / K. Gega, A. Gega, Mulla