AlbanianSport.com 09.12.2015 11:35
ASNN – Platini e ka apeluar çështjen e dënimit të tij në KAS. Ai ka dhënë versionin e tij të fakteve për pagesën prej 2 milionë frangash zvicerane për të cilat akuzohet se I ka marrë si ryshfet nga presidenti I FIFA-s, Blater. “Do them vetëm të vërtetën” – ka deklaruar Platini përpara seancës dëgjimore në Lozanë. Mishel Platini ka deklaruar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për akuzat për korrupsion.
“Do të them vetëm të vërtetën” – ka thënë ish-ylli i Juventusit dhe i përfaqësueses franceze, përpara seancës në Lozanë. Platini, më 9 tetor është pezulluar nga detyra për 90 ditë nga Komisioni i Etikës së FIFA-s, për një pagesë prej dy milionë franga zvicerane të marrë prej tij në vitin 2011 nga Sep Blateri, presidenti i FIFA-s, i pezulluar gjithashtu.
Të dy thonë se kjo ka qenë kompensim për një çështje konsulence që Platini ka bërë për FIFA-n gjatë viteve, 1998 dhe 2002. Francezi e ka apeluar dënimin në KAS duke shpresuar në reduktimin e dënimit të tij, pasi kërkon të paraqesë kandidaturën për president të FIFA-s në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s që do të mbahen në 26 shkurtit 2016. KAS do të marrë vendimin të premten.