Gjergj Vyshka 25.10.2016 12:30
Alba Xhupi dhe Dorian Tapia kanë qenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Kampionatin Evropian Individual të Pingpongut, që u zhvillua në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, pjesëmarrja e dy pingpongistëve ishte më tepër një fitim eksperience.
Ndërkohë që Xhupi ka arritur të fitojë një ndeshje e të zërë vendin e 3-të në grup, Tapia nuk ka fituar asnjë.
Tashmë Shqipëria bëhet gati për eliminatoret ekipore, që do të mbahen nga data 4, deri më 6 nëntor 2016 për meshkuj në Durrës dhe nga 26, deri më 28 nëntor 2016 në Danimarkë për femra.