Gjergj Vyshka 18.04.2016 14:20
Qyteti i Shkodrës ka qenë përsëri kryeqendra e veprimtarive kombëtare të pingpongut shqiptar.
Dje, në mjediset e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” të këtij qyteti është zhvilluar kampionati kombëtar ekipor për të rritur.
Në përfundim të tij, Tomori i Xhorxhi Skufit dhe Teuta e Musa Tërniqit, beratasit tek djemtë dhe durrsaket tek vajzat, janë shpallur kampionët Shqipërisë.
Tashmë pasi kanë përfunduar një pjesë e veprimtarive kombëtare, pingpongu shqiptar bëhet gati për veprimtaritë ndërkombëtare.