AlbanianSport.com 28/11/2017 12:30
ASNN – Teuta për femra dhe Tomori për meshkuj janë fituesit e Kupës së Shqipërisë në pingpong. Një veprimtari që, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, është zhvilluar në Vlorë.
Madje, përpara Kupës së Shqipërisë, me nismën e trajnerit të Flamurtarit, Edmond Gjoka, përgjatë Lungomares janë vendosur tavolina pingpongu. Atje ku qytetarë të ndryshëm u argëtuan dhe u çlodhën.
Ndërsa kërkesa e Bashkisë së Vlorës ka qenë që kjo veprimtari të shtrihet dhe në muajt në vazhdim për ta bërë pingpongun më tërheqës në qytetin bregdetar. Pjesë e këtyre aktiviteteve ka qenë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Arben Meçaj.
Ndërsa nga nr. 2 i organizmit që qeveris këtë sport në Shqipëri, Binoshi, mësohet se gjatë dhjetorit do të mbahet dhe analiza vjetore e përgjithshme, e cila do të përcaktojë dhe objektivat për vitin 2018.