Gjergj Vyshka 23.01.2015 12:20
Teuta dhe Elbasani janë kampionët e të rinjve dhe të rejave në kampionatin kombëtar të pingpongut, i cili është zhvilluar këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Elbasani ka lënë pas Tomorin A dhe B dhe Tiranën, kurse Teuta, e cila është përbërë nga Liridona Rexhaj, Alba Xhupi, Emirjeta Isufi, Samanda Agolli, Orjana Agolli, ka lënë pas në renditje Tomorin, Vllazninë dhe Elbasani.
Ndërkohë për të rinj është shpallur “kampion” Kristi Beka i Elbasanit, i cili ka qenë më i fortë se Sadush Tosuni, të cilin e mundi në finale, Jani Gabeshi, Nertil Fuga, Vasil Tapia, Ertion Selenica, Kevin Selmani dhe Florind Karaibrahimi.
Për të reja, “kampione” është shpallur pingpongistja durrsake, Liridona Rexhaj, e cila ka triumfuar ndaj Alba Xhupit, Emirjeta Isufit, Kamela Katillarit, Flavia Koçiut dhe Bela Selenicës.