AlbanianSport.com 03.04.2015 12:05
ASNN – Sipas asaj që është njoftuar zyrtarisht edhe media, Federata Shqiptare e Pingpongut organizon më 4 prill, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit, Kampionatin Kombëtar Individual për Nën-21-vjeçarët.
Sipas Federatës, në këtë aktivitet do të marrin pjesë sportistët e licencuar të datëlindjes 1 janar 1994 dhe më të rinj. Nga ora 09:30-10:00 do të hidhet shorti për të vijuar me eliminatoret “Round Robin”.
Sipas programit të kampionatit, pas një pushimi të drekës, kampionati vazhdon me ndeshjet me eliminim me sistemin me eliminim. Në renditjen e një viti më parë për meshkuj “kampion” u shpall Nikolla Haxhillazi (Elbasan), kurse për femra sportistja e Teutës, Liridona Rexhaj.