Gjergj Vyshka 03.03.2016 18:00
Shqipëria e pingpongut, si për meshkuj, ashtu dhe për femra, ndeshjet e saj eliminatore të vlefshme për Kampionatin Evropian 2017 do t’i zhvillojë në Luksemburg.
Ky ka qenë vendimi i Federatës Evropiane të Pingpongut, që është mbledhur në Kuala Lumpur të Malajzisë, atje ku janë zhvilluar dhe punimet e Asamblesë së Federatës Botërore, së bashku me Kampionatin Botëror.
Shqipërinë e ka përfaqësuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, ndërsa ka gjykuar gjatë Kampionatit Botëror dhe gjyqtari ndërkombëtar, Klodian Gjata.
Ajo që duhet theksuar është se meshkujt do të jenë përballë Danimarkës, Norvegjisë dhe Islandës, kurse femrat do të luajnë me Skocinë, Maltën, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Luksemburgun. Ndaj të dy grupet, meshkuj dhe femra do të zhvillohen në Luksemburg.