Gjergj Vyshka 04.05.2017 19:50
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, ka bërë të ditur se gjatë muajit prill ka zhvilluar kampionatet e grupmoshave nën-15, nën-18 dhe nën-21-vjeçe. E kjo si ekipore, ashtu dhe individuale.
Dhe të gjitha këto veprimtari kanë shërbyer si evidentim për elementët, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatet Ballkanike të këtyre grupmoshave, që zhvillohen në Bullgari dhe Turqi.
Figurën më të mirë e ka bërë për meshkuj Sadush Tosuni i Elbasanit, i cili është shpallur kampion si për Nën-18, ashtu dhe për Nën-21-vjeçarët. Në vend të dytë e të tretë janë renditur Nertil Fuga dhe Vasil Tapia të Tomorit.
Për femra është shpallur “kampione” Alba Xhupi, e cila në finalen e Nën-21-vjeçarëve ka triumfuar ndaj kampiones së kësaj moshe, durrsakes Liridona Rexhaj. Në vend të tretë është renditur Kamela Katillari e Tomorit.
E kësisoj pingpongu shqiptar ka shpallur kampionët e moshave.