Gjergj Vyshka 12.04.2016 08:00
Nikolla Haxhillazi i Elbasanit dhe Alba Xhupi janë kampionët e rinj të Shqipërisë në pingpong për moshën deri në 21 vjeç në Kampionatin që këtë fundjavë është zhvilluar në Durrës.
Për meshkuj, sipas informacionit që ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, në vendin e dytë është renditur Sadush Tosuni dhe në të tretin Jon Tufa.
Kurse për femra e dyta Liridona Rexhaj dhe e treta Kamela Katillari. Federata Shqiptare e Pingpongut ka falënderuar punën e trajnerëve Gëzim Tosuni, Xhorxhi Skufi dhe Musa Tërniqi, të cilët kanë stërvitur këto pingpongistë.
Tashmë pingpongu shqiptar bëhet gati për të marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare.