AlbanianSport.com 28.10.2015 14:25
ASNN – Përgatitjet për Ballkanikun e Veteranëve janë drejt fundit. Sot do të përfundojë edhe regjistrimi i ekipeve dhe sportistëve, që do të marrin pjesë në këtë veprimtari të rëndësishme.
Për tre ditë me radhë qendra e pingpongut do të jetë qyteti verilindor. Mësohet se Komiteti Organizator do të jetë i përberë nga Arben Meçaj (Presidenti i Federatës Shqiptare të Pingpongut), Nezir Rizvani (Kryetar i Bashkisë së Matit) Elda Gjoka, Tonin Binoshaj (Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut), Milorad Trpkovski (Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ballkanik të Pingpongut) dhe Borislav Pejakoviç (drejtor Teknik i Unionit Ballkanit të pingpongut.
Bashkia e Matit, mediet dhe grupi organizator po sensibilizojnë banorët e qytetit të Burrelit që të ndjekin në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa” këtë event të rëndësishëm sportiv.