Gjergj Vyshka 11.12.2015 10:05
Pas shumë e shumë përpjekjesh, Kupa e Shqipërisë për të rritur në pingpong është zhvendosur në Durrës. Kështu ka konfirmuar për “Sport Ekspres” Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi.
Sipas tij gjithçka do të bëhet të shtunën në palestrën e Shkollës së Mjeshtërisë “Bernardina Qerramixhia” në Durrës. “Ishte planifikuar në Shkodër, – thotë Binoshi, – por e kërkuam në “Fahrie Hoti”.”
“Por të shtunën, salla është e zënë me ndeshjet e lojërave me dorë dhe të dielën me taekuondonë dhe ne nuk kishim mundësi tjetër, – ka vijuar ai. – Kështu që do ta bëjmë të shtunën në Durrës.”
Kjo është veprimtaria e fundit i pingpongut për vitin 2015, ndërsa viti i ardhshëm është i mbushur dhe me veprimtari ndërkombëtare.