Gjergj Vyshka 24.11.2016 12:05
Kombëtarja e femrave të pingpongut në fundjavë do të marrë pjesë në Eliminatoret e Evropianit, të cilat do të zhvillohen në Danimarkë. Përfaqësuesja kuqezi ndodhet në grupin L përballë Danimarkës vendëse, Norvegjisë dhe Islandës.
Dhe trajneri Shabanaj ka zgjedhur si përfaqësuese të Shqipërisë, Alba Xhufin, Kamela Katillarin dhe Bela Selenicën. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, pretendohet së paku të zihet vendi i tretë në grup.
“Me këtë veprimtari ne përfundojmë veprimtaritë ndërkombëtare, – ka theksuar ai. -Shpresojmë të kemi dhe një të tillë në dhjetor, ndërsa në shkurt do të bëjmë dhe zgjedhjet.”
“Ka ardhur dhe një bazë materiale mbi bazën e marrëveshjes që është bërë me Stag International që do t’u shpërndahet klubeve”, – ka përfunduar nr. 2 i organizmit që qeveris pingpongun shqiptar.