Gjergj Vyshka 08.04.2016 19:55
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, ka lajmëruar se, të shtunën, do të zhvillohet në Durrës Kampionati Kombëtar i Pingpongut për moshën deri në 21 vjeç.
Kjo është veprimtaria e dytë kombëtare, që vjen pas zhvillimit të Kampionatit të Nën-15-vjeçarëve në Shkodër, ndërsa nga Binoshi mësohet se jo vetëm ky kampionat, por dhe i grupmoshave të tjera është në funksion të krijimit të kombëtareve.
Këto të fundit të do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatet Ballkanike të këtyre moshave. Ndaj në Durrës pritet të jetë një garë e fortë në pingpongun për grupmoshën deri në 21 vjeç.