AlbanianSport.com 29.10.2015 11:10
Anullohet Kamionati Ballkanik i Pingpongut për Veteranët, që ishte parashikuar të zhvillohej në Burrel, nga data 30 tetor, deri më 1 nëntor 2015. Dje pasdite Unioni Ballkanik i Pingpongut ka vendosur anullimin e Kampionatit Ballkanik të Pingpongut për Veteranët, që ishte planifikuar të zhvillohej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”. Në njoftimin e BTTU (Unionit Ballkanik të Pingpongut thuhet: “Pavarësisht përpjekjeve të shkëlqyera nga Federata Shqiptare e Pingpongut dhe “Genuine Effect” si organizatorë të Kampionatit Ballkanik të Veteranëve në Pingpong 2015, ka një numër të vogël regjistrimi pjesëmarrësish.”
“Pas konsultimit me Tërpkovskin, Sekretar i Përgjithshëm i BTTU, dhe me Seliniotakisin, kryetar i Komisionit Teknik të BTTU (Unioni Ballkanik i Pingpongut) jemi të detyruar të marrim vendimin e palumtur për anulimin e Kampionatit Ballkanik të Veteranëve në pingpong 2015. Do dëshiroja të falënderoja të gjithë në Federatën Shqiptare të Pingpongut, “Genuine Effect” dhe në Bashkinë Mat për përpjekjet dhe punën e tyre të madhe që të bënin të mundur kampionatin. Uroj që herën tjetër kjo përpjekje do të shpërblehet me një numër të jashtëzakonshëm regjistrimesh”, thuhet në njoftimin e Unionit Ballkanik të Pingpongut.
Presidentja e “Genuine Effect”, Elda Gjoka, një sportiste e shkëlqyer dhe organizatore e disa BITT-eve në qytetin e vendlindjes, shprehet se: “E gjithe makineria ishte gati, por pavarësisht regjistrimeve nga Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Greqia, Maqedonia e Bosnjë-Hercegovina, numri i pjesëmarrësve nuk mjaftoi për të gjitha disiplinat zyrtare të veprimtarisë. BTTU kështu komunikon se nuk ka siguruar numrin e duhur të pjesemarrësve për një ngjarje të tillë dhe falënderon për përkushtimin e punën e madhe. Unë dua të falenderoj stafin tim të shkëlqyer dhe bashkëpunëtoret lokal që kanë bërë një punë kryevepër, ndërsa festa nesër do të startonte siç na kishte hije”.
“Ne – thotë Gjoka – do të jemi në BITT 2016, me “Tribut për Matin”, në pranverë, dhe atje kjo festë do të shkëlqejë. Jemi më të mirët dhe kur dështojmë, dështojme me sukses”, përfundon deklaratën e saj Elda Gjoka. Mësohet se numri i shteteve ballkanike të regjistruara ishte i mjaftueshëm, ndërsa nuk mjaftonte numri i sportistëve veteranë për këtë event. Në disa disiplina nuk u realizua numri gjashtë veta. Organizatorja e eventit, Esmeralda Hoxha, tha për Sport Ekspres se: “Mbrëmë janë njoftuar të gjithë bashkëpunëtorët, Bashkia Mat, mediet dhe partnerët për vendimin e marrë nga Unioni Ballkanik i Pingpongut”.