AlbanianSport.com 01.02.2016 18:45
Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe më parë, Federata Shqiptare e Pingongut, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm Tonin Binoshi, ka organizuar një ndeshje miqësore në Shkodër, midis përfaqësueses shqiptare dhe ekipit malazez të Buduçnostit, si për meshkuj, ashtu edhe për femra.
Për femra tonat janë përfaqësuar me vajzat e Teutës, atje ku trajneri Musa Tërniqi kishte sjellë Liridona Rexhajn, Alba Xufin dhe Orjana Agollin. Ndërkohë për meshkuj djemtë e Tomorit të trajnerit Xhorxhi Skufi janë përfaqësuar me Dorian Tapinë, Andi Kolën dhe Roland Karkanjozin.
Për meshkuj tanët janë mundur 2-3, teksa vetëm Tapia e Kola e kanë fituar ndeshjen. Ndërkohë që për femra janë mundur 1-3 dhe e vetmja që ka fituar ka qenë Agolli. Tashmë priten që të nisin dhe veprimtaritë kombëtare për të mbajtur lojtarët e përfaqësueses në moshë.