Pingpong / “BITT 2015” shpall projektin, këtë vit është për mësuesit

Share Button

Ping-pong-BITT-2015-logo

Gjergj Vyshka 05.03.2015 08:45

“BITT 2015”, ose quajtur ndryshe “tribut miqësie”, dje ka shpallur projektin e tij në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa” në Burrel. Gjithçka ka ndodhur në një konferencë për shtyp, atje ku kanë qenë të pranishëm Elda Gjoka (drejtoresha e përgjithshme e kompanisë “Genuine Effect”), Adelina Farrici (Kryetarja e Bashkisë Burrel), Tonin Binoshi (Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut), Lefter Salaj (përfaqësuesi i drejtorisë arsimore Burrel), Agron Malaj (përfaqësuesi i “Global Security) dhe Qamil Alia (Kryetari i shoqatës QDMD Mat dhe pronari i hotel turizmit “Mati”).

Konferenca u hap nga Elda Gjoka, e cila shpalli datat e zhvillimit të kësaj veprimtarie, e cili do të mbahet nga data 1, deri më 3 maj 2015. Kryebashkiakja Farrici theksoi që ekziston ambicia për rritjen e cilësisë dhe sasisë në sporte. Kur u zhvillua për herë të parë, kjo veprimtari iu kushtua pasionit për sportin, ndërsa këtë vit ka në qendër mësuesit. Ajo e paralelizoi këtë duke përmendur edhe festën e mësuesve, e cila është pas disa ditësh. Ndër të tjera qytetarja e parë e Burrelit, Farrici, falënderoi “Genuine Effect” që i besoi Burrelit organizimin e këtij aktiviteti për të tretin vit radhazi.

Qamil Aliaj, një ndër partneret që nga lindja e BITT, u shpreh se: “Duke parë vlerat e këtij sporti jemi përpjekur të japim kontributet tona. Aktivitete të tilla i japin edhe gjallëri qytetit”. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, shpjegoi që dhe këtë vit BITT do të shkojë shumë mirë duke parë edhe suksesin e organizatores Elda Gjoka. Më pas përfaqësuesi i drejtorisë arsimore në Burrel, Salaj ka shpjeguar se: “Janë mësuesit ata që na formuan dhe ndikuan që ne të jemi këtu ku jemi sot. Prandaj ky aktivitet, përpos të tjerëve, ju dedikohet trajnerëve”.

Salaj theksoi që ky aktivitet po kthehej në traditë e cila shpresohet të jetë afatgjatë. “Fakti që festa e mësuesit është afër shpresohet të jetë një ogur i mirë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Koronavirusi vazhdon të shpartallojë kalendarin sportiv ndërkombëtar

Koronavirusi vazhdon të shpartallojë kalendarin sportiv ndërkombëtar

AlbanianSport.com 02/05/2020 21:40 ASNN – Vazhdon efekti “domino” në kalendarin sportiv ndërkombëtar

(Video) Pingpong, spektakël në Botërorin e të topit të vogël në Budapest

(Video) Pingpong, spektakël në Botërorin e të topit të vogël në Budapest

AlbanianSport.com 25/04/2019 17:30 ASNN – Disa nga çastet më të spikatura të veprimtarisë madhore

Kosovë / Pingpongistët udhëtojnë drejt Zenicës duke synuar medalje

Kosovë / Pingpongistët udhëtojnë drejt Zenicës duke synuar medalje

AlbanianSport.com 04/06/2018 15:35 ASNN – Pas vështirësive për marrjen e vizave, pingpongistët do të

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

AlbanianSport.com 17/04/2018 13:25 ASNN – Pingpongu shqiptar, sipas informacionit që ka përcjellë

Pingpong / Teuta e femrave, e 3-ta në Kupën e Ballkanit për Klubet

Pingpong / Teuta e femrave, e 3-ta në Kupën e Ballkanit për Klubet

AlbanianSport.com 26/02/2018 16:10 ASNN – Teuta në pingpong për femra ka dalë e treta në Kupën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh