AlbanianSport.com 08.04.2016 16:15
ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshaj, falënderoji drejtuesit vendorë, që vazhdojnë të jenë bujarë dhe mbështetës të BITT-it. “Kjo është një veprimtare ndërkombëtar që u bën nder të gjithë matjanëve, kudo ato janë”, – tha ai.
“Ndaj Elda Gjoka duhet përgëzuar që sakrifikon kaq shumë për vendlindjen e saj për ta lartësuar atë, për ta bërë të njohur në arenën ndërkombëtare, – vijoi nr. 2 i organizmit që qeveris pingpongun shqiptar. – Sakaq organizimi i kësaj veprimtarie, në përmasa kaq të mëdha, ndikon në rritjen e cilësisë sportive, jo vetëm në këtë qytet, por në të gjithë vendin.”
“Një falënderim i veçantë shkon për themeluesin e këtij sporti kaq të bukur në Mat, Dalip Gjokën”, – ka përfunduar Binoshi. Kryegjyqtari i BITT 2016, Klodian Gjata, deklaroi se të huajt që vijnë në qytetin e Burrelit për të luajtur në BITT 2016 me siguri do të shijojnë bujarinë, traditat, mikpritjen, relievin dhe gjithçka shpalos kjo trevë e bukur.
Ai tha se do të ketë pjesëmarrje të gjerë të moshave dhe ekipeve në BITT-in e fundmajit të këtij viti.