Gjergj Vyshka 13.05.2016 21:10
Janë mbyllur dje ndeshjet ekipore të Kampionati i Ballkanik i moshave deri në 15 vjeç dhe deri në 18 vjeç, që është duke u zhvilluar në Tivat të Malit të Zi. Për të reja në gjysmëfinale, shqiptaret janë mundur 3-2 nga Maqedonia. Rexhaj e ka nisur mirë, teksa ka mundur 3-0 Stankovskin (11-6, 11-4, 11-2). Mirëpo është mundur Katillari nga Jovanova 0-3 (11-13, 6-11, 7-11). E po kështu, veçse 3-2 Selenica nga Stamkovska (5-11, 10-12, 11-8, 11-9, 5-11).
Megjithatë Liridona Rexhaj nuk ka pasur ndërmend të lëshojë, teksa ka fituar 3-0 ndaj Jovanovës (11-7, 11-5, 11-5). Por Katillari s’e përballon dot Stankovskën, që është mundur 0-3 (4-11, 15-17, 5-11). E për finalen e vendit 7-8, tonat janë përballur me Malin e Zi, teksa kanë fituar 3-2. E ka nisur keq Katillari, që është mundur 3-0 nga Sekuloviç (9-11, 10-12, 8-11). Por kthen Rexhaj, që ka mundur 3-0 Vujoviç (11-4, 11-5, 11-4). Mirëpo Selenica nuk ka përballuar Manxhukiçin, e cila ka fituar 3-1 (11-8, 1-11, 4-11, 7-11).
Për të kthyer buzëqeshjen tek vajzat kuqezi sërish vjen Liridona Rexhaj, e cila ka fituar 3-0 ndaj Sekuloviçit (11-4, 11-6, 11-7). E të njëjtën gjë ka bërë dhe Katillari ndaj Sekuloviçit 3-1 (10-12, 11-6, 11-6, 11-9). Për paratërinj jemi të fundit, ndërsa jemi mundur 3-0 nga Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia. Gjithsesi kjo paraqitje ekipore ka qenë e mirë, duke shpresuar se e tillë do të jetë gara individuale, apo dhe loja çifte dhe mikse.
Për t’u evidentuar është se në këtë Ballkaniadë në Tivat, ashtu sikurse ka bërë dhe në Botërorin e Malajzisë, është se po gjykon ndërkombëtari Klodian Gjata.