Gjergj Vyshka 12.05.2016 15:25
Për të rinj përfaqësuar nga treshja Gabeshi, Tosuni, Fuga janë humbur të tre ndeshjet me të njëjtin rezultat 0-3 përballë Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. E vetmja gjë mund të përmendet është fakti se Gabeshi dhe Tosuni kanë marrë nga një set ndaj maqedonasve Rikalovski dhe Kostovki.
Madje Tosuni ka marrë edhe një set ndaj bullgarit Mladin, por të gjithë në fund kanë dalë të humbur. Për të reja, përfaqësuar nga Rexhaj, Katillari dhe Selenica janë humbur të gjitha ndeshjet; 0-3 me Rumaninë, 0-3 me Serbinë dhe 1-3 ndaj Kosovës, atje ku Selenica ka mundur Janjevën 3-0 (11-3, 11-7 dhe 11-7).
E njëjta situatë dhe për kadet djem, ndërsa Rexhaj e Vjeshta janë mundur 3-0 nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Rumani. Rexhaj ka marrë dy sete ndaj maqedonasit Stoimenovski, por më pas të gjithë janë mundur. Kjo ishte dita e parë e Ballkaniadës së pingpongut për moshat.