Gjergj Vyshka 14.05.2016 10:25
Kampionati Ballkanik për të rinj dhe paratërinj tashmë është drejt fundit, ndërsa dje janë luajtur ndeshjet individuale dhe dyshe. Kështu për të rinj Gabeshi i ka humbur tre ndeshjet e tij, teksa është mundur 0-3 nga Cizmih, 0-3 nga malazezi Islamoviç dhe 1-3 nga Oprea. Fuga i ka humbur të 3 ndeshjet e tij 0-3 me Haniçin, Gligorovin dhe Gaçevin. Tosuni të paktën e ka arritur një fitore, teksa ka mundur 3-2 Taljanoviç (10-12, 14-12, 12-10, 9-11, 13-11).
Por ka humbur më pas 0-3 me Ivanovin, Mladinin dhe Kostovskin. Për të reja Katillari e ka nisur me disfatë 0-3 ndaj Vramentselievës, por ka fituar 3-0 ndaj Manxhukiçit (11-2, 11-1, 11-3). E ndërkohë i ka ardhur dhe një tjetër humbje 0-3 me Lupuleksun. Po kështu ka bërë dhe Rexhaj, e cila është 0-3 nga Surjan dhe më pas ka fituar 3-1 me Sekuloviçin (11-13, 11-1, 11-3, 11-6). Selenica ka humbur dy ndeshje 0-3 me Aleksandriçin dhe Jovkovan, por ka fituar 3-0 me Stankovskën (11-7, 11-9, 11-9).
Tek paratërinjtë, si Kote, ashtu dhe Vjeshta dhe Rexhaj i kanë humbur ndeshjet e tyre në grup. Tek paratërejat, Agolli është mundur 0-3 nga Plaian, Vukaniçi dhe Mehmeti. Xhupi ka bërë paraqitje të mirë, teksa ka fituar 3-0 ndaj Raçiçin (11-2, 11-4, 11-4) dhe 3-1 ndaj Lushajt (7-11, 11-5, 11-5, 11-4), por ka humbur 0-3 ndaj Hristovës. Sakaq Agolli tjetër ka fituar 3-0 ndaj Goluboviçin (11-7, 11-3, 11-5), por është mundur 0-3 nga Ilieva.
Ndërkohë, në lojën dyshe me përjashtim të dyshes së vajzave, Katillari/Selenica, që kanë fituar në tavolinë, të gjithë të tjerët janë mundur. Kështu ka ndodhur me dyshen Gabeshi/Tosuni, që është mundur 0-3 me dyshen Gaçev/Marinkoviç. Por dhe me dyshet Agolli/Xhupi, Gabeshi/Rexhaj dhe Rexhaj/Agolli. Ballkaniku i Pingpongut për Moshat mbyllet të dielën.