Gjergj Vyshka 18.10.2014 17:45
Pas ndeshjeve në ekipore në Kampionatin Ballkanik të Pingpongut për Nën-21-vjeçarët, dje i ka ardhur radha lojës dyshe mikse.
Atje ku shqiptarët nuk kanë fituar asnjë ndeshje si për meshkuj me Haxhillazi-Tufa, Hoxha-Tosuni, Karkanjozi-Troka, por dhe për femra me Skufi-Xhupi e Osmanaj-Tosuni.
Në këto kushte, kur dje kanë nisur dhe individuale, tanët duket se e kanë mbyllur këtë ballkaniadë me fitoret në ekipore.