Gjergj Vyshka 21.08.2016 14:00
Dje në Kampionatin Ballkanik të pingpongut të moshës deri në 21 vjeç ka nisur loja individuale. Tek-tuk ndonjë ndeshje e fituar, ndërsa të gjitha të tjerat të humbura. Kështu Sadush Tosuni ka humbur 0-3 me malazezin Nikola Strugareviç, por ka fituar 3-2 me malazezin tjetër, Nikola Dobrasinoviç (6-11, 11-4, 11-6, 5-11, 11-7).
Joni Gabeshi, pasi është mundur 0-3 me Filip Radoviçin dhe 1-3 me Kenan Zahiroviçin, ka triumfuar 3-0 me kosovarin Bledar Luta (11-7, 11-3, 14-12). Jon Tufa i ka humbur të tri ndeshjet e tij, përkatësisht 1-3 me Edin Gutiçin, 0-3 me Enedin Islamoviçin, 2-3 me Laert Beqirin.
E po kështu dhe për femra Orjana Agolli, që është mundur 0-3 me Izabela Lupeskun dhe 2-3 me Marija Vukaniçin. Kamela Katillari fiton 0-3 me Viktoria Truzinskin, por triumfon 3-0 me Iva Vujoviçin (11-9, 11-2, 11-9). Alba Xhupi i humbet të dyja ndeshje 0-3 me Emia Haxhiahmetoviçin dhe 2-3 me Ilirjana Haliti.
E po të njëjtën gjë ka bërë dhe Liridona Rexhaj 0-3 me Tijana Jokiç dhe 2-3 Snezana Markoviç. E megjithatë vijojnë më tej Jon Tufa dhe Liridona Rexhaj. Në lojën dyshe Tosuni-Tufa janë mundur nga dyshja malazeze Islamoviç-Petriç, 0-3. Për femra Liridona Rexhaj-Alba Xhupi janë kualifikuar pa fituar për në turin tjetër.
Kurse në dyshen mikse Gabeshi/Katillari kanë fituar 3-2 ndaj malazezëve Rosiç-Petriç (8-11, 11-9, 10-12, 14-12, 11-8). E më pas janë mundur 0-3 nga dyshja serbe Marinkoviç-Lupuleksku. Ballkaniada e e Pingpongut për Nën-21-vjeçarët, që po mbahet në Nikshiq të Malit të Zi, mbyllet sot.