Gjergj Vyshka 07.10.2014 18:45
Pingpongu shqiptar, në fundjavën e kaluar, ka zhvilluar Kampionatin Kombëtar Individual, i cili është bërë në sallën sportive “Fahrie Hoti” në Tiranë. Sipas Federatës Shqiptare të Pingpongut, në përfundim të tij “kampionë” janë shpallur Adelajde Isaku e Elbasanit dhe Dorian Tapia i Tomorit.
Tek femrat në vend të dytë është renditur Sabina Tosuni e Elbasanit, në vend të tretë Emirjeta Isufi e Teutës dhe në vend të katërt Arsena Osmanaj e Tomorit. Kurse tek meshkujt pas Tapisë janë renditur Nikolla Haxhillazi i Elbasanit, Dritan Lasku dhe Jon Tufa i Studentit.
Pas kësaj veprimtarie kombëtare, pingpongu shqiptar është duke zhvilluar përgatitjet e tij për kampionatin ballkanik të Nën-21-vjeçarëve, që do të mbahet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, nga data 15, deri më 19 tetor 2014.