Piloti meksikan i “Red Bull”-it, Serxhio Perez, optimist për 2024-ën

Share Button

AlbanianSport.com 02/01/2024 17:55

ASNN – Serxhio Perezi e mbylli sezonin e shkuar të Formulës 1 në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme të pilotëve, pas shokut të tij të skuadrës, Maks Verstapenit, ndonëse midis tyre ishte një hendek i gjerë prej plot 290 pikësh. Duke reflektuar mbi sezonin e shkuar, meksikani premtoi të jetë më i motivuar për betejë në 2024-ën. Serxhio Perezi i ka shprehur mirënjohjen skuadrës së tij, “Red Bull”-it, për mbështetjen që i ka dhënë përgjatë një 2023-shi  të vështirë për të, duke premtuar që do të kthehet më i fortë dhe do të ketë një kampionat me më tepër qëndrueshmëri në 2024-ën.

Perezi e nisi sezonin e shkuar, në formë të mirë, duke u nisur dy herë nga vendi i parë dhe duke marrë edhe dy fitore në 5 garat e para, por paskëtaj pati probleme, sidomos në provat zyrtare dhe sfida e tij filloi të venitej. Ndonëse ai e mori veten dalëngadalë dhe e mbylli në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme të pilotëve, pas shokut të tij të skuadrës, Maks Verstapenit, ndonëse midis tyre ishte një hendek i gjerë prej plot 290 pikësh. Duke reflektuar mbi sezonin e shkuar, ai premtoi të jetë më i motivuar për betejë në 2024-ën.

“Në fakt, ne e nisëm me të vërtetë shumë mirë sezonin e shkuar, por më pas patëm shumë luhatje”, – ka deklaruar së fundmi piloti meksikan i “Red Bull”-it. “Por nuk u dorëzuam, punuam së bashku si skuadër dhe prandaj dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë”, – ka theksuar ai, duke vijuar: “Kemi kaluar kohë shumë të vështira, por ia dolëm të kishim sezonin më të mirë në historinë e skuadrës sonë dhe atë të Formulës 1, dhe ne kemi mësuar nga ato çaste të vështira dhe do të rikthehemi edhe më të fortë në sezonin e ri.”

Edhe kreu i skuadrës austriake, Kristian Horner, kishte fjalë të mira për meksikanin, që hyn kështu në vitin e fundit të kontratës së tij me “Red Bull”-in. “Të jesh shok skuadre i Maks Verstapenit është një detyrë mjaft, mjaft e vështirë”, deklaroi Horneri në një intervistë me “Sky Sports”, duke shtuar: “Por mendoj se ai ka dëshmuar se është i aftë ta përballojë një gjë të tillë, por detyra kryesore për sezonin që vjen është që edhe rezultatet e tij në provat zyrtare duhet të jenë sa më afër atyre të Verstapenit.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh