Gjergj Vyshka 12.09.2015 07:55
Sot në mesditë Dinamo do të përballet me Luftëtarin dhe vetëm disa orë më pas po në të njëjtën fushë do të luajë Sopoti me Shkumbinin.
Pezë-Helmësi dhe Akademia e Futbollit Internacional me fushat e saj është kthyer tashmë në një qendër të ndeshjeve të Kategorisë së Parë.
Ka ndodhur kjo që nga shkurti i këtij viti, atje ku janë “përplasur” Dinamo, Tërbuni, Ada e Velipojës dhe Veleçiku i Koplikut, të cilat nuk kanë pasur fushë.
Madje ka luajtur dhe Sopoti. E tashmë ky fenomen, që duket se i sjellë fitime drejtuesve të këtij impianti ndër më modernët në kryeqytet, është i përsëritur.
Sot si një asnjë fushë tjetër në harkun kohor të tre orëve do të luhen dy ndeshje. Më saktë, në ora 13:00 do të luajë Dinamo-Luftëtari dhe në ora 16:00, Sopoti-Shkumbini.
Kategoria e Parë
Java e parë
Grupi A
Të shtunën, 12 shtator 2015:
Ada Velipojë – Iliria Fushë-Krujë
Mamurrasi – Besa
Besëlidhja – Korabi
Kamza – Burreli
Kastrioti – Erzeni
Grupi B
Të shtunën, 12 shtator 2015:
Dinamo – Luftëtari
Apolonia – Pogradeci
Butrinti – Turbina Cërrik
Sopoti – Shkumbini
Të dielën, 13 shtator 2015:
Elbasani – Lushnja