Petr Çeh ul siparin në fund të sezonit, pas 15 vitesh në Premier Ligë

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2019 22:05

ASNN – Një nga portierët më të spikatur të Premier Ligës, Petr Çehu, i cili zbarkoi në Angli në korrik të 2004-ës, ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur pas një karriere të pasur me Çellsin dhe Arsenali. Ai vijoi të fitojë gjithçka në futbollin anglez dhe atë evropian, përfshi një Ligë Kampionesh dhe 4 tituj të kampionit të Premier Ligës. Portieri i Arsenalit, Petr Çeh do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. 36-vjeçari i bashkua Arsenalit në qershor të 2015-ës, duke ardhur nga klubi rival i kryeqytetit, Çellsi, me të cilin kishte luajtur për 11 vjet.

“Duke luajtur për plot 15 vjet në Premier Ligën Angleze dhe duke fituar çdo trofe të mundshëm, ndihem sikur kam arritur gjithçka që kam vendosur për të arritur”, – tha ish-portieri i përfaqësueses së Republikës Çeke. – Unë do të vazhdoj të punoj shumë tek Arsenalin, me shpresën që të fitoj edhe një trofe tjetër këtë sezon.” Karriera e Çehut ishte në dyshim në tetor të vitit 2006, kur ai iu nënshtrua një operacion për një thyerje të kafkës, pas një përplasjeje me Stefën Hantin e Ridingut. Portieri qëndroi jashtë fushave të blerta për 3 muaj.

Dhe që atëherë ka veshur një kokore mbrojtëse gjatë ndeshjeve. “Ky është sezoni im i 20-të si një lojtar profesionist dhe, duke qenë se janë plot 20 vjet që kur kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale, ndjeva si është koha e duhur për të njoftuar se do të dal në pension. Unë jam duke pritur për të parë atë që jetën më ofron jashtë fushës” së blertë. Petr Çehu zbarkoi në Angli në korrik të 2004-ës, kur erdhi nga klubi francez i Renës dhe nënshkroi me Çellsin. Ai vijoi të fitojë 13 trofe me klubin e “Stemford Bridxhit”.

Duke përfshirë këtu një Ligën Kampiones dhe 4 tituj të kampionit të Premier Ligës. Ai vendosi gjithashtu një rekord të klubit me 228 ndeshja pa pësuar gol në të gjitha veprimtaritë, duke thyer rekordin e mëparshëm të 208 ndeshjeve, të vendosur nga ish-portieri i përfaqësueses së Anglisë, Piter Boneti, midis viteve 1960 dhe 1979.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh