Gjergj Vyshka 08.03.2016 13:25
Ashtu sikurse ishte premtuar dhe nga presidenti i FederatësShqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, gjatë ditës së zhvillimit të Kupës së Shqipërisë për të rritur, të shtunën kryesia ka caktuar kombëtaren që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Të Rrriturve në Oslo.
Do të jenë gjithsej tetë peshëngritës, gjashtë meshkuj dhe dy femra. Bëhet fjalë për Romario Avdirajn (pesha 62 kg), Briken Caljen (pesha 69 kg), Erkand Qerimajn (pesha 77 kg), Krenar Shorajn (pesha 85 kg), Sopot Sulën (pesha 94 kg), Endri Karinën (pesha 94 kg), Shqiponja Brahja (pesha 48 kg) dhe Evangjeli Veli (pesha 53 kg).
Trajnerë të kombëtares do të jenë Zef Kovaçi dhe Leonard Toska. Objektivat janë të qarta, ndërsa bëhet fjalë për të zënë një ndër tre vendet e para në renditje në Evropian, për të arritur më pas normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.