Gjergj Vyshka 18.02.2017 23:45
Sipas burimeve të sigurta, WADA (Agjencia Botërore e Antidopingut), ka ushtruar një kontroll të befasishëm për peshëngritësit shqiptar në Tiranë.
Shtatë shtangistë, ashtu sikurse kanë kërkuar oficerët e antidopingut botëror, kanë kaluar në këtë kontroll.
Madje ndër emrat e kontrolluar janë Daniel Godelli, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Endri Karina, Alban Hoxha etj.
Që do të thotë se, pas rasteve që pllakosen peshëngritjen më 2014-ën, Agjencia Botërore e Antidopingut e ka shtangën shqiptare sërish nën mbikëqyrje e nën kontroll.
Të paktën kështu ndihen të gjithë dhe më të qetë, ndërsa peshëngritja është në prag të Kupës së Shqipërisë më 24 shkurt në Durrës e më pas dhe Evropianit të të rriturve në Split të Kroacisë.