AlbanianSport.com 13.11.2016 19:00
ASNN – Tërhiqen nga gara për president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Muharrem Berisha dhe Ilir Topuzi, ndërsa Gjoza merr 15 vota e Masllavica 5 vota. Vijnë dhe anëtarët e rinj të kryesisë. Pas fjalimeve nga kandidatët ka ardhur momenti i votimit, i cili ka kaluar i qetë dhe pa momente tensioni. Në fund të votimit u shpallën rezultatet, ku Elez Gjoza triumfoi me 10 vota më shumë se kandidati tjetër Theodhori Masllavica.
Në total 15 vota Gjoza dhe 5 vota Masllavica. Nuk votoi përfaqësuesi i Tomorrit, i cili nuk mori pjesë në asamble, si dhe përfaqësuesi i gjyqtarëve Gudar Beqiraj, që ishte pa të drejt vote. Pas një pushimi të shkurtër u bënë edhe zgjedhjet e kryesisë, ku interesimi nuk ishte po aq i madh sa zgjedhja e presidentit. Në zgjedhjet për kryesinë munguan 4 veta nga asambleja.
U propozuan 17 kandidatura dhe fitues u shpallën vetëm 8 kandidatë. Kryesia e re, kur presidenti është automatikisht pjesë e saj, përbëhet nga 9 anëtarë, që janë Elez Gjoza (president), Sami Pulaku, Adnand Halili. Ilirjan Topuzi, Asim Belinova. Endri Karina, Nesim Hodaj, Artjon Çaushllari dhe Kreshnik Leka. E kjo kryesi e re pritet të zgjedhë dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Votimet për president:
Elez Gjoza 15 vota
Theodhori Masllavica 5 vota
Muharrem Berisha dorëhiqet
Ilir Topuzi dorëhiqet
Kryesia e re e peshëngritjes:
Elez Gjoza president
Sami Pulaku
Adnand Halili
Ilir Topuzi
Asim Belinova
Endri Karina
Nesim Hodaj
Artjon Çaushllari
Kreshnik Leka