Peshëngritje / Vehap Xhindoli shpallet “qytetar Nderi” i Lushnjës

Share Button

AlbanianSport.com 18/01/2019 13:30

ASNN – Vehap Xhindoli “qytetar Nderi” i Lushnjës, peshëngritja në Lushnjë kërkon rrugë suksesi. Bashkia e Lushnjës i dha titullin “Qytetar Nderi” ish-shtangistit Vehap Xhindoli. Figurën e Xhindolit e vlerësoi lart trajneri i njohur i peshëngritjes shqiptare,  Leonard Toska, i cili ktheu në vëmendje punën e madhe të të lushnjarit si sportist e tani së fundmi si zyrtar.

Toska kujtoi gjithashtu se duhet të mbështetet peshëngritja nga qeveria lokale e në këtë rast apeloi tek Bashkia e Lushnjës që të investonte për peshëngritjen. Nënkryetari i Bashkisë, Gentian Nushi, premtoi se administrate lokale në Lushnjë do të bënte çmos që të rriste investime për ekipin e shtangës, ndërsa përmendi Xhindolin si një figurë të sportit të peshëngritjes në Lushnjë, një shembull që duhet ndjekur nga të rinjtë.

Vehap Xhindoli ka qenë sportist “kampion” për shumë vite gjatë rinisë së tij ku ka përfaqësuar me dinjitet Lushnjën në veprimtaritë kombëtare. Më herët, në fund të muajit dhjetor 2018, Federata Shqiptare e Peshëngritjes në bashkëpunim me strukturat lokale në Elbasan, nderuan me çmime nderi ish-shtangistë të shquar të këtij qyteti. Qëllimi është të dalin në pah vlerat e këtij sporti ndër breza dhe të rinjtë të kenë simbol përkushtimi në rrugëtimin e tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh