Peshëngritje / Urso: Besimplotë se Shqipëria do t’ia dalë edhe në 2017-ën

Share Button

Peshengritje-Antonio-Urso-Tirane-2016

AlbanianSport.com 16.05.2016 19:35

ASNN – Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të organizojë Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve në vitin 2017. Ka qenë Presidenti i Federatës Evropiane të këtij sporti, Antonio Urso ai që ka deklaruar se “ky eveniment i është besuar Shqipërisë, pasi ka dhënë prova që di të organizojë veprimtari të tilla në mënyrë të shkëlqyer”.

Kështu, Shqipëria do të organizojë një tjetër veprimtari madhore ndërkombëtare në sportin e peshëngritjes. Bëhet fjalë për Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët në vitin 2017. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF), Antonio Urso, gjatë vizitës së tij të radhës në kryeqytetin shqiptar.

“Është hera e disatë që vij në Shqipëri, por këtë herë dua të jap lajmin e gëzuar se këtu do të organizohet Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët në vitin 2017, – tha ai gjë konferencës për shtyp të mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave. – Shqipëria ka dhënë prova se di të organizojë në mënyrë të shkëlqyer veprimtari të përmasave të tilla ndërkombëtare.”

“Për organizimin e Evropianit të Të Rriturve në 2013, Federata Evropiane e peshëngritjes, në unanimitet të të gjithë anëtarëve të saj, ka vendosur t’i japë medaljen e artë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris shtangën kontinentale. – Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët në vitin 2017 do të vijnë rreth 600 pjesëmarrës nga 49-50 vende të kontinentit, të cilët do të qëndrojnë një javë.”

“Gjatë këtij viti Federata Evropiane e Peshëngritjes do të organizojë edhe një seminar 3-ditor me trajnerë të huaj këtu në Shqipëri”, – ka shtuar Urso. Përsa i përket kushteve të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ku do të zhvillohet ky Evropian, Presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza ka dhënë edhe sqarimet për mediat. Të pranishëm në veprimtari ishin edhe Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Stavri Bello, trajnerë dhe sportistë të shtangës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh