Albaniansport.net 28.01.2016 22:05
ASNN – Në përfundim të ceremonisë ka folur dhe trajneri Leonard Toska, i cili është dhe përgjegjësi i grumbullimit dhe trajneri i parë i kombëtares së peshëngritjes. “Na pret një punë e madhe përpara, – ka thënë ai. – Kështu që duhet të përveshim mëngët dhe të stërvitemi seriozisht dhe të përkushtuar.”
“Jam shumë i angazhuar, bashkë me trajnerët e tjerë, që të përgatisim sa më mirë të gjithë djemtë në këto 2 muaj e gjysmë, – ka vijuar kryetrajneri i shtangës kuqezi. – Jam i mendimit që do zëmë vendin e parë. Shtërmeni nuk ka vetëm Briken Caljen në këtë grumbullim dhe pretendent për medalje.”
“Por ne kemi edhe Shqiponja Brahjen, e cila përfaqëson klubin tonë në veprimtaritë kombëtare, – ka theksuar Toska. – Kështu që të dy janë shumë të mirë. Por më shumë optimist jam për Caljen, i cili deri tani ka punuar shumë mirë dhe ka arritur rezultate të kënaqshme.”
“Tani për momentin në shkëputje është 150 kg dhe shtytje 190 kg”, – ka përfunduar trajneri Leonard Toska, ndërsa 340 kilogram në dygarësh është për momentin Briken Calja, i cili ka zënë vendin e gjashtë në Botërorin e Hjustonit, teksa në shkëputje është në shifrat 150 kg, kurse në shtytje 190 kg.