Peshëngritje / Tjetër bombë e Godellit: Drogën ma dha Luan Shabani!

Share Button

Gjergj Vyshka 25.01.2017 16:10

Daniel Godelli ka plasur një tjetër bombë që lidhet me çështjen e dopingut në Botërorine Kazakistanit më 2014-ën. Është rasti që ai doli “kampion bote” dhe më pas u dogj prej kësaj gjëje, ndaj me zë dhe figurë për “Top Channel” e ka thënë troç: Drogën ma dha Luan Shabani. “Federata Shqiptare e Peshëngritjes na ka thënë që pini çdo gjë që ju jep Shabani. Neve ushqimi na vinte nëpër dhoma dhe shpërndahej me emra”, – ka thënë Daniel Godelli, që prej pak ditësh ka mundur të çlirohet nga dënimi 2-vjeçar që mori pasi rezultoi pozitiv në Botërorin e vitit 2014, kur u shpall “kampion bote”.
Arritja më e madhe sportive ndonjëherë në vendin tonë u shndërrua në turp dhe heroi Godelli humbi nga qarkullimi, pa mundur të shprehet dhe pa ditur të vërtetën, as nga trajneri që i stërviti në ato kohë, Luan Shabani dhe as nga federata, që kishte dalë garant për nivelin dhe pastërtinë e trajtimit të peshëngritësve shqiptarë. “Si në çdo sport force, edhe ne marrim proteina dhe kreatinë, – tregon Godelli. – Ne pimë çdo gjë që na dha Luan Shabani, pa ditur se çfarë kishte brenda. Në momentin që u kapa, unë Luanin e kam sharë dhe nuk kam kontaktuar më me të.”
Premtimet për të qenë Botërori më i suksesshëm i Shqipërisë u kthyen në Botërorin më të turpshëm, me 3 sportistë pozitivë, mes tyre edhe kampioni i botës, Daniel Godelli. “Ishim 3 sportistë që u kapëm me të njëjtën substancë dhe kjo më bën që të dyshoj se ka qenë një dorë e ligë”, – përfundon Godelli. Prej gati dy vitesh, aq sa ishte pezullimi i 25-vjeçarit Godelli, “kampioni i botës” për 20-vjeçarët dhe rekordmen e fitues i shumë medaljeve, vazhdon stërvitjen me të njëjtat ritme, për të ngritur sërish lart emrin e tij si sportist, bashkë me flamurin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh