Gjergj Vyshka 28/11/2014 08:35
Edhe pse shquhet për talentin e tij, Sopot Sula nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa vendi i katërt në peshën 94 kg për të rinj.
Është i katërti në shkëputje, teksa ka realizuar dy nga tre provat që ka pasur në dispozicion.
Ka qenë i suksesshëm me 150 kg, 158 kg, por nuk ka realizuar 161 kg. Në shtytje është i pesti, sërisht duke realizuar dy nga tre provat në dispozicion.
I suksesshëm me 180 kg, 188 kg, por nuk realizon 191 kg. Ndërsa me 346 kg është i katërti në dygarësh.
Sot është radha e Kaçanit në peshën 94 kg për të mbyllur konkurrimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të peshëngritjes për Nen-23-vjeç dhe të rinj.
Rezultat teknike të peshës 94 kg të rinj
Shkëputje
1) Georgi Kuptsov (Rusi) 175 kg
2) Dadash Dadashbajli (Azerbajxhan) 167 kg
3) Volodimir Hoza (Ukrainë) 167 kg
4) SOPOT SULA (SHQIPËRI) 158 KG
Shtytje
1) Georgil Kuptsov (Rusi) 210 kg
2) Dadash Dadashbajli (Azerbajxhan) 193 kg
3) Volodimir Hoza (Ukrainë) 191 kg
5) SOPOT SULA (SHQIPËRI) 188 KG
Dygarësh
1) Georgil Kuptsov (Rusi) 385 kg
2) Dadash Dadashbajli (Azerbajxhan) 360 kg
3) Volodimir Hoza (Ukrainë) 358 kg
4) SOPOT SULA (SHQIPËRI) 346 KG
PROVAT E SOPOT SULES:
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M56-7-1
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M56-7-2
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M56-7-3
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M56-7-4