AlbanianSport.com 24.09.2014 09:25
ASNN – Pasi ka arritur medaljen në nivelin kontinental, peshëngritja shqiptare e ka hedhur vështrimin drejt medaljes botëroredhe asaj olimpike. Kjo garanci është dhënë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, si dhe nga njëri prej shtangistëve më të spikatur kuqezi, Erkand Qerimaj.
Pas zhvillimit me sukses fundjavën e shkuar të Kampionati Kombëtar për Të Rritur, peshëngritja kuqezi e ka hedhur vështrimin drejt Botërorit të Kazakistanit, që do të mbahet nga data 4, deri më 16 nëntor.
Pavarsisht një dëmtimi, por pa shumë pasoja, në Kampionatin Kombëtar, peshëngritësi Erkand Qerimajn, ka deklaruar se pas medaljes evropiane, e ka radhën ajo botërore.
Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, e ka fiksuar vështrimin drejt horizontit olimpik. Shqipëria pritet të shkojë me më të mirët e shtangës në këtë veprimtari madhore botërore, ku synim mbetet gjithmonë podiumi.
https://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=ySfizb5FS1s