Peshëngritje / Shqipëria mirëpret Antonio Urson në Akademinë e Shkencave

Share Button

Peshengritje-Urso-Gjoza-Tirane-2016

Gjergj Vyshka 17.05.2016 07:05

Shqipëria e peshëngritjes ka mirëpritur presidentin e Federatës Evropiane, Antonio Urso, i cili pas zgjedhjes vizitën e parë si titullar i shtangës kontinentale e ka bërë në Tiranë. Dhe ka pasur një objektiv madhor, sepse Shqipëria do të jetë organizatorja e Kampionatit Evropian për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët më 2017 në Tiranë.

E parë kështu, por dhe për shkak të problemeve që ka kaluar me dopingun, ardhja e Ursos me projekte që lidhen në ndihmën për trajnerët e gjyqtarët, apo dhe në bazë materiale, është parë si një rimëkëmbje. Së pari imazhi, por dhe mbi të gjitha për ngritjen e kokës lart të peshëngritjes shqiptare, e cila pretendon të kthehet tashmë e pastër dhe e fortë e me medalje në veprimtaritë ndërkombëtare.

Është zgjedhur Akademia e Shkencave, sepse Antonio Urso është “doktor profesor” në shkencat sportive. Dhe e gjithë kjo atmosferë, atje ku nuk ka munguar drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Stavri Bello, e ka mrekulluar Urson.

Madje e ka mrekulluar më së shumti dhe takimi me kryetarin e Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti. Ndaj dje Urso është pritur si tjetërkush, kurse peshëngritja shqiptare e ka marrë notën “10” të mikpritjes për ndërkombëtar, një bonus shumë i madh…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh