Gjergj Vyshka 16.04.2016 08:00
Shqiptari që përfaqëson Francën, dje ka qenë i pari në shkëputje me 165 kg, i 7-ti në shtytje me 182 dhe i dyti në dygarësh me 347 kg. Kurse dy shtangistët tanë, po në Baterinë B, kanë ngritur 345 dhe 335 kg
Shkëlqen Redon Manushi në peshën 94 kg në grupin B. Shqiptari që prej vitesh përfaqëson Francën në peshëngritje ka dalë i pari në stilin e shkëputjes, ndërsa nëpërmjet dy provave shtangën me 163 kg dhe më pas në provën e tretë 165 kg.
Në shtytje është në vendin e 7-të, teksa ka qenë i suksesshëm me 178 dhe 182 kg, por ka dështuar në provën e tretë me 187 kg.
E në dygarësh, me totalin 347 kg, është në vendin e dytë në Baterinë B me tentativën për të marrë medalje nëse do të jetë i tillë pas përfundimit të grupit A të peshës 94 kg.