Peshëngritje / Shaqiri: Presidenti i ri, pozitiv, por palestrat mbeten problem (III)

Share Button

AlbanianSport.com 22/01/2019 16:35

ASNN – Sporti në Shqipëri po kalon një krizë financiare dhe një krizë besimi, e cila nuk duhet parë e shkëputur nga zhvillimet në fushat e tjerë të jetës, kryesisht zhvillimet sociale. Pakësimi i numrit të sportistëve në shumë disiplina është shqetësimi kryesor, ndërsa mungesa e një projekti kombëtar për zhvillimin e sportit nuk sjell prioritete dhe nuk i jep sportit vendin që i takon në një shoqëri. Kuptohet, pa para nuk bëhet sport dhe në kushtet e reja ky element është vendimtar.

Kështu mendon dhe një prej specialistëve më të mirë shqiptarë të peshëngritjes, Hektor Shaqiri, teknik me përvojë dhe njohës i ecurisë së sporteve të forcës në tërësi. Me një karrierë 46-vjeçare si trajner, Shaqiri jep orientimet e tij në veçanti për peshëngritjen, apelon për përfshirjen e teknikëve veteranë që ai i quan baballarët e shtangës, si dhe ndihmesën ndaj të rinjve, që sipas tij duhen paguar që ta ushtrojnë këtë sport. Mbi të gjitha, Shaqiri apelon të hiqen barrierat që u bëhen pengesë të rinjve.

Kjo është intervista e trajnerit të njohur të shtangës, Hektor Shaqiri, dhënë të përditshmes shqiptare, gazetës “SOT”, të cilën AlbanianSport.com jua solli në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

… vijon nga dje

 

– Federata nën presidentin e ri ka bërë një punë të madhe në disa drejtime dhe të rinjtë i ka mbështetur dhe kjo është diçka e prekshme. Çfarë duhet bërë më shumë?

– Me keqardhje e them që ka mjaft probleme. Presidentin e kemi të mirë, sepse është njeri që e do shumë shtangën. Ai vetë ka harxhuar nga xhepi i tij mbi mijëra euro për këtë sport, një shumë kolosale. Por unë këshilloj të dihet ku investohet. Dhe që të kesh sukses duhet marrë mendimi i trajnerëve që janë baballarët e peshëngritjes shqiptare, specialistë si Berberi, Bodinaku, Buneci etj. Mendimi i tyre është strategji dhe me strategji ke sukses, kjo është e sigurt.

 

– Si mund ta përkufizoni infrastrukturën e këtij sporti në tërësi?

– Shyqyr që bëri qeveria palestrën e shtangës tek Parku Olimpik, se më parë ishim për faqe të zezë. Por edhe ajo është për ekipet kombëtare, gjë që duhet parë që të ketë mundësinë të shërbejë dhe për të rinjtë e tjerë. Palestra tjetër është ajo tek “Asllan Rusi” që e ka rregulluar presidenti i federatës. Të tjera nuk kemi, megjithëse nevojat janë të mëdha.

 

– Është dhe problemi i kuadrit teknik, shpesh ka dobësi. Cili është mendimi juaj?

– Edhe ky është një problem që e shoh të errët. Njohim trajnerë që fusin lekët në xhep, por nuk ka kontrolle për rezultatet. Në këtë sport duhet specialisti përkatës, ndryshe fëmija të përfundon në “badibillding” e jo shtangist. Ndonjëherë çuditem se si MASR nuk bën kontrolle dhe të kërkojë rezultate, se në fund të fundit fondi “grant” për federatat jepet nga shteti. Një shtet që derdh para duhet ta dijë se ku shkojnë paratë e tij. Kur interesohesh, njerëzit në ministri habiten dhe thonë “si paska njerëz të tillë që ende duan punën”.

 

– A keni ndërmend të tërhiqeni?

– Unë jam trajner i peshëngritjes prej gati gjysmë shekulli. Kam shkuar në 5 kontinente dhe kjo falë punës dhe elementit që kam trajnuar. Nuk kam në plan të dorëzohem, do të vijoj të trajnoj të rinjtë e apasionuar në këtë sport. Dëshirë kam që të marrë një grup prej fëmijësh nën 10 vjeç e t’i stërvis për disa vite me radhë që të dalë një grup shtangistësh i së ardhmes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh