Gjergj Vyshka 23.01.2017 17:05
Ashtu sikurse është miratuar nga mbledhja e Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes më 12 janar, peshëngritësja Romela Begaj, së bashku me trajnerin e saj, Gazmend Hakcani, do të jetë në një periudhë stërvitore në Qipro.
Dhe pikërisht sot, kjo peshëngritëse së bashku me trajnerin, që është njëkohësisht edhe bashkëshorti i saj, do të marrë udhën drejt Qipros, atje ku do të përgatitet fort për Kampionatin Evropian të të rriturve në prill në Split.
E jo vetëm, por dhe për të gjitha veprimtaritë e këtij viti, shto dhe Botërorin e të rriturave që bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.