Peshëngritje / Reagon Gjoza: Nuk kam luksin të çoj dëm paratë e shqiptarëve

Share Button

Peshengritje-Elez-Gjoza-serioz-2016

Gjergj Vyshka 07.11.2016 21:40

Pas ankesës së Kristi Ramadanit dhe Sopot Sulës, që janë lënë jashtë Evropianit së të rinjve dhe moshave për hakmarrje, Sport Ekspres ka kontaktuar me presidentin aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Sipas tij, Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka luksin që të çojë dëm paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Së pari, – thotë Gjoza, – në bazë të llogaritjeve të rezultateve që të dy këta shtangistë kanë arritur para 24 ditësh në Turneun Memorial “Mirjan Hakani”, atëherë kemi një vend të 16-të për Kristi Ramadanin dhe një vend të 17-të për Sopot Sulën.”

“Në këto kushte, kur ne jemi sporti që jemi renditur në vendin e 5-të në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, s’kemi luksin të çojmë dëm paratë e taksapaguesve shqiptar, – ka vijuar ai. – Jo vetëm kaq, por nuk ka shansin të shkojë askush që nuk do të jetë në zonën e medaljeve. Sepse, si Alban Hoxha, ashtu dhe Emiljano Lushi janë për medalje. Por sikur njëri prej tyre me rezultatet e deklaruara të jetë në vend të 4-t nuk shkon. E para kjo. E dyta kanë një muaj që janë grumbulluar tek “Tropikali”. Patën thënë se do të bënin garë kontrolli, por nuk ka ndodhur kështu.”

“Pastaj pa një test antidopingu përpara garës në kombëtaren e peshëngritjes shqiptare nuk përfshihet askush, ka këmbëngulur Gjoza. – Këto janë të vërteta. Mos harroni që ne pretendojmë të jemi medalist në Lojërat e Mesdheut, si dhe fitues me ekip dhe individë në Evropian. Sa për këshillin e trajnerëve dhe të gjyqtarëve, jo vetëm që funksionojnë dhe kanë një status të tyrin, por kanë zgjedhur që të votojë një figurë të nderuar të botës akademike dhe të peshëngritjes si Gudar Beqiraj. E në Vlorë do të votojnë vetëm trajnerë dhe inspektorë klubesh.”

“Pra thënë shkurt, pa qenë në zonën e medaljeve nuk merr pjesë asnjë në garat ndërkombëtare. Kjo është e qartë për të gjithë”, – ka përfunduar kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh