Gjergj Vyshka 21.01.2017 08:50
Peshëngritësi shkodran i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, që ta shkarkojnë nga detyra. Erkand Qerimaj, peshëngritësi shkodran, nuk është ndaluar në luftën e tij ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Pas debateve në ditën e homazheve për të ndjerin Ymer Pampuri, apo dhe ditë më parë, Qerimaj ka dalë sërish me një tjetër status në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook” kundër presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, atje ku për të gjitha shkeljet që ka përmendur, kur në ditë të tjera do të ketë dhe të tjera, Qerimaj i ka sugjeruar kryeministrit Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, që ta shkarkojnë nga detyra.
Sepse, sipas tij, është turpi i kombit. Për transparencë, AlbanianSport.com po e sjell të plotë statusin e peshëngritësit Erkand Qerimaj.