ASNN – Rrjeti social “Facebook”, me statuset e secilës palë është bërë “mejdani” i akuzave dhe kundërakuzave mes palëve, që do të vazhdojnë, por që nuk e rregullojnë gjendjen e vështirë të peshëngritjes shkodrane, që mbase nuk ka ardhur për shkak të asnjërit prej dy të përfshirëve në këtë debat.
“Arsyeja që sportistët stërviten në ato kushte mjerane është qeveria Shqiptare dhe FSHF, që ka shkatërruar të gjitha palestrat poshtë shkallëve të stadiumit dhe akoma nuk i kanë kthyer në gjendjen shumë komode të mëparshme, gjë të cilën e kanë detyrim ta bëjnë”, – ka qenë akuza e Kroqit.
Por ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Qerimajt, që thotë: “Ti shpik që nuk kam marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare për 2016, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë, sepse unë kam marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Norvegji dhe kam fakte për këtë, përfshi fotot e dokumentet, që dëshmojnë dhe e vërtetojnë këtë.”