Gjergj Vyshka 14.04.2016 08:55
Erkand Qerimaj u ka kërkuar falje të gjithëve për këtë përfundim aspak të këndshëm jo vetëm për të, por dhe për të gjithë tifozët e tij. Sipas Qerimajt, pas dëmtimit në gju nga mjeku është këshilluar tërheqja nga gara.
E për rrjedhojë në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Qerimaj ka shkruar mbrëmë: “Pas dëmtimit të gjurit gjatë garës doktori na këshilloi që të tërhiqemi nga gara. E së bashku me trajnerin vendosëm të tërheqjen nga gara.”
“Më vjen keq për të gjithë mundin dhe djersën time, por dhe të familjes. Mbi të gjitha të dashamirësve të mi që më mbështesin”, – ka thënë Qerimaj, ndërsa si asnjëherë tjetër peshëngritja shqiptare del pa medalje nga një veprimtari ndërkombëtare për të rritur.
Dhe më e keqja e madhe është se kualifikimi për në Olimpiadë duket se do të mbetet për në “Tokio 2020”…