Gjergj Vyshka 27.10.2016 16:10
Pas zgjedhjeve të basketbollit në mars në Korçë dhe atletikës në shtator në Elbasan një tjetër federatë sportive ka preferuar që zgjedhjet e saj t’i zhvillojë jashtë Tiranës.
Është fjala për peshëngritjen, e cila ka zgjedh Vlorën për zgjedhjet e forumeve të saj të reja, ndërsa gjithçka do të kryhet më 12 nëntor 2016.
Ende nuk ka lista zyrtare për kandidatët për president dhe anëtarë të Komitetit Drejtues, por tanimë peshëngritja ka zgjedhur Vlorën për asamblenë e saj.
E vetmja që do t’i kryejë zgjedhjet në Tiranë, edhe ajo në autostradën Tiranë-Durrës tek Resort “Te Stela”, është noti më 4 nëntor.