Gjergj Vyshka 19.08.2017 16:35
Në Memorialin “Lumturi Sylaj” kanë marrë pjesë 65 ekipe, teksa ishin 50 ekipe meshkujsh dhe 15 ekipe femrash. Për femra, si për moshën deri në 15 vjeç, ashtu dhe në atë deri në 17 vjeç, ky trofe u dominua nga skuadrat e kryeqytetit. Partizani i Nën-15-vjeçareve, që drejtohet nga Ervis Tabaku, është shpallur “fitues”, kurse për Nën-17-vjeçaret vajza ka triumfuar Tirana e Sokol Bishanakut.
Partizani ka grumbulluar 252 pikë, kurse Tirana 330 pikë. Ndërkohë për meshkuj ka dominuar “Masglass”-i i trajnerit Faik Nebiaj, që për Nën-15-vjeçarët ka grumbulluar 477 pikë, kurse për Nën-17-vjeçarët, 602 pikë. Tek Nën-15-vjeçarët, ekipi privat i presidentit Theodhori Masllavica, ka lënë nga pas Teutën, me 198 pikë, dhe Vllazninë, me 153 pikë.
Kurse tek Nën-17-vjeçarët, në vendin e dytë ishte Teuta, me 554 pikë, dhe, në të 3-tin, Shtërmeni, me 321 pikë. Sportisti më i mirë i kësaj veprimtaria u shpall Kristi Ramadani i Tiranës, i cili, në total, në dygarësh ngriti 267 kilogram. Që do të thotë 121 kilogram në shkëputje dhe 146 kilogram në shtytje. Kurse tek vajzat më e mira ishte Besiana Koni e Partizanit, që në dygarësh ngriti 106 kilogram.
Çka do të thotë 51 kilogram në shkëputje dhe 55 kilogram në shtytje. Ky trofe ka shërbyer dhe si testim për ekipet kombëtare të Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve, të cilët, nga data 23 shtator, deri më 30 shtator 2017, në Prishtinë, do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të këtyre grupmoshave. Por, ndërkohë është testuar dhe Pallati i Sportit “Ramazan Njala” i Durrësit,
Sepse, nga data 15, deri më 22 tetor 2017, do të mirëpresë Kampionatin Evropian së të rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve. Pra trofeu “Lumturi Sylaj” është kthyer në test për të gjithë në peshëngritjen shqiptare.