AlbanianSport.com 25/05/2018 09:45
ASNN – Përtej Kupës së Shqipërisë, Theodhor Masllavica, si president aktual i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, është ndalur dhe një herë tek dënimi i dhënë nga KOKSH-i.
“Ne thirrëm dhe presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, – ka thënë ai. – Negociatat me KOKSH janë të tilla që hiqet dënimi dyvjeçar nëse rinovohet kryesia dhe ne do ta bëjmë shpejt një gjë të tillë.”
Ndërkaq, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka dhe skandale. Gjatë ceremonisë së hapjes kanë ikur dy herë dritat dhe kjo i ka nervozuar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Pas shumë e shumë telefonatash, ndërsa në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” janë justifikuar me luhatjet e tensionit, gjërat janë normalizuar. Por jo pak ka pasur dhe hamendje për sabotim…