Peshëngritje / Masllavica lëshon “kushtrimin” në prag të Evropianit

Share Button

AlbanianSport.com 02/04/2019 21:10

ASNN – Masllavica mesazh inkurajimi shtangistëve para nisjes për në Kampionatin Evropian të Gjeorgjisë. Kampionati Evropian i Peshëngritjes së këtij viti do të zhvillohet nga data 6, deri më 13 prill 2019 në Gjeorgji. Ai do të jetë njëri prej dy veprimtarive kryesore të shtangës në nivel ndërkombëtar dhe do të shfrytëzohet nga sportistët kuqezi për të reklamuar potencialin shqiptar në këtë sport dhe për të kapur nivele sa më të larta dhe për t’i sjellë vendit medalje.

Natyrisht, veprimtaritë e rëndësishme të këtij viti kanë vlerë kualifikuese në Olimpiadë, kështu që këtë vit shtangistët shqiptarë do të bëjnë përpjekje për të mundësuar një prezencë sa më të madhe në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm. Në pag të Evropianit të Gjeorgjisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, postoi në profilin e tij në rrjetin social “facebook” një mesazh inkurajues dhe emocionues, duke pasur pritshmëri të larta nga shtangistët shqiptarë.

Është një mesazh i shkurtër, ku urohen sportistët e përfaqësueses kuqezi të dalin faqebardhë në garat e Evropianit të Gjeorgjisë. Dhe shqiptarët kanë treguar edhe në të shkuarën se në këtë sport mund të kenë rezultate të larta, prandaj dhe pritshmëritë janë të mëdha. “Shumë pak ditë na ndajnë nga Kampionati Evropian i Peshëngritjes në Gjeorgji”, – shkruan kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare.

“Urojmë me përzemërsi kampionët që do të na përfaqësojnë dhe bëjnë krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë. Ardhshi me medalje! Ëndrra vazhdon, suksese Albania!, – shkruan Masllavica në profiling e tij në “facebook”. Në këtë Evropian, Shqipërinë Shqipërinë do ta përfaqësojnë 5 shtangistë meshkuj, përfshi kampionin në fuqi Briken Caljen, i cili me peshat e reja trupore do të garojë në 73 kg, kurse Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli, që më parë garonin në 77 kg do të garojnë në këtë Evropian me peshën e re 81 kg.

Dy sportistët e tjerë që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi janë Krenar Shoraj në 89 kg dhe Endri Karina në 102 kg. Të gjithë shpresojnë që kuqezinjtë të sjellin medalje nga Gjeorgjia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh