AlbanianSport.com 12/04/2019 14:50
ASNN – Peshëngritësit kuqezi kthehen në atdhe, rrëfejnë emocionet e garës kontinentale. Dy medalistët e Evropianit të Peshëngritjes, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, janë kthyer të enjten në mbrëmje nga Gjeorgjia dhe kanë rrëfyer emocionet e triumfit të tyre kontinental. Për medalistin e bronztë, Qerimaj, mundësitë kanë qenë edhe për më tepër, ndërsa kampioni i Evropës, Calja, e ka hedhur vështrimin drejt Olimpiadës.
Një pjesë e delegacionit shqiptar që po mer pjesë në Evropianin e Peshëngritjes, që po mbahet në Batumi të Gjeorgjisë, është kthyer të enjten në mbrëmje në atdhe dhe midis tyre spikaste padyshim Briken Calja. Duke folur për mediat në aeroport, ai rrëfeu se nuk u lëkund për asnjë çast gjatë garës së tij. Megjithatë, shtërmenasi ka patur edhe pengjet e tij gjatë atij garimi, por rëndësi kishte rezultati i arritur. Tanimë Calja e ka hedhur vështrimin drejt Olimpiadës.
Ndërkohë, edhe për medalistin e bronztë, Erkand Qerimaj, mundësitë kanë qenë edhe më tepër. Kurse Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes e ka cilësuar Evropianin një mision të përmbushur. Teksa ka mbetur edhe një sportist për të garuar, Shqipëria ka marrë deri më tani 5 medalje, një të artë, 2 të argjendta nga Briken Calja, dhe dy të bronzta, nga Erkand Qerimaj dhe Briken Calja.